“Stop”, momenti kur Emine Erdogan ndalon Mesut Özil dhe Eidvan Dilmen të bëjnë foto me Presidentin

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 10:17 | Bota

Ish-futbollistët e njohur Eidvan Dilmen dhe Mesut Özil ishin ndër ata që patën fatin të shoqërojnë Presidentin e sapokonfirmuar të Turqisë dhe bashkëshorten e tij në Ankara, pas përfundimit të zgjedhjeve të së dielës.

Por, mesa duket jo gjithçka shkoi siç pritej për dy ish-futbollistët, të cilët në momentet e fundit para se Erdogan të hipte në shkallët e avionit për t’u larguar, kërkuan që të bënin një foto me të, por dikush nuk i lejoi.

Ajo ishte pikërisht bashkëshortja e Presidentit turk, Emine Erdogan, e cila iu afrua ish-futbollistit Dilmen duke e ndaluar me dorë dhe duke i thënë “stop”.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në mediat turke, ndërsa mësohet se më vonë të dy ish-futbollistët do të arrinin të bënin foto me Presidentin Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos