Aventura për 3 turistë çek nuk ka shkuar siç e kishin planifikuar. Turistët kanë mbetur të bllokuar për disa orë në malin e Jezercës.
Në ndihmë të tyre është nisur helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit.
Për fat të mirë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar foto nga operacioni i kërkim shpëtimit të tyre. (A2 Televizion)




