All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Padia ndaj Berishës për shpifje, Veliaj në GJKKO

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:33 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Kryetari  i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është paraqitur paraditen e së hënës në GJKKO për llogari të një padie për shpifje të bërë prej tij, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se kreu i Rithemelimit e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

All - Paragraf - 3

Sipas Berishës, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheranin.

“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje biznesi, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, ka deklaruar Berisha.

Ndërkohë, përballja mes Veliajt dhe Berishës është shtyrë për më 19 maj. Gkykata vendosi për shoqërim të detyrueshëm të Berishës në seancën e radhës, pasi në të sotmen ish-kryeministri nuk u paraqit. I pranishëm nuk ishte as ndonjë përfaqësues ligjor i Berishës.

All - Paragraf - 6

Kryebashkiaku, pas seancës e cilësoi Sali Berishën një “burracak” që nuk ka kurajo që të përballet me akuzat që ka bërë ndaj tij. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos