All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kapet hajduti i bletëve në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 14:56 | Aktualitet
Kapet hajduti i bletëve në Malësinë e Madhe
All - Paragraf - 1

Një 50-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur 6 koshere me bletë.

Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, ku në pranga ka rënë S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër. Referuar burimeve zyrtare nga blutë e qytetit, arrestimi i 50-vjeçarit ka ardhur pas denoncimit të bërë nga B. H. 3 ditë më parë.

All - Paragraf - 3

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.

All - Paragraf - 6

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos