30 janari, afati i fundit për heqjen e depozitave të ujit, banorët duan zgjidhje

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 13:09 | Aktualitet
30 janari, afati i fundit për heqjen e depozitave të ujit,

Aksioni për heqjen e depozitave ka nisur nga Kombinati, një nga zonat e kryeqytetit më të dëmtuara nga tërmeti.

Në banesat e shpallura të pabanueshme, depozitat po hiqen nga punonjësit e bashkisë, ndërsa në pallatet e tjera këtë proces duhet ta kryejnë vetë banorët me administratorët.

Drejtori i emergjencave në bashki, Erind Bejko, thotë se deri në 30 janar banorët duhet të gjejnë një zgjidhje për vendin e ri të depozitave të ujit.

Banorët nuk janë kundër heqjes së depozitave, por kërkojnë zgjidhje për furnizimin me ujë. Heqja e depozitave prek mbi 1500 pallate në Tiranë të ndërtuara para viteve ‘90. Depozitat janë vendosur nga banorët si e vetmja zgjidhje për të plotësuar mungesat e zgjatura të ujit në rubineta. Tani që ato do të hiqen, zgjidhja për furnizimin pa ndërprerje duhet të vijë nga ujësjellësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos