Deti deri në 8 ballë në Vlorë, pezullohet lundrimi për anijet e vogla

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 10:13 | Aktualitet

Vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat pritet të zgjasin deri në mbrëmjen e së hënës.

Në qytetin e Vlorës mësohet se intensiteti i reshjeve të shiut ka qenë 30 milimetra. Fatmirësisht, deri tani nuk ka probleme në qytet dhe rrugët janë të hapura.

https://a2news.com/video/parashikimi-i-motit-per-fundjaven-vijojne-reshjet/

Ndërkohë, lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar për anijet e vogla, ndërsa trageti i linjës Brindisi-Vlorë është duke mbërritur në port.

Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s, bëjnë të ditur nga porti i Vlorës. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos