
Mbjellim dhe nuk korrim asgjë prej pesë vitesh. Kjo është situata në të cilën ndodhen bujqit dhe fermerët e njësisë administrative të Kotës në bashkinë e Selenicës.
Prej disa ditësh dhe për të pestin vit radhazi në këtë periudhë, tokat e mbjella në këtë zonë pushtohen nga karkalecat, të cilët po bëjnë kërdinë në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj kulturave bujqësore.
Për administratorin e zonës, ndërhyrja e zyrave rajonale të bujqësisë duhet të ndërhynë tani, pasi çdo ditë që kalon shumëfishon rrezikun që bujqit të mos marrin asgjë nga të mbjellat.
Prodhimet bujqësore janë e vetmja mundësi e këtyre banorëve për të siguruar bazën ushqimore për vete dhe bagëtitë që mbajnë. (A2 Televizion)