Jeta nën sundimin e Mafias përmes fotografive

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 13:01 | Aktualitet

Një ekspozitë e re shfaq punën e disa prej fotografëve që kanë dokumentuar jetën në Palermon e para viteve 1990, kur Cosa Nostra mbante nën thundrën e saj shoqërinë siciliane.

Ekspozita, e quajtur “Palermo Mon Amour” sjell dëshmi të jetës në Sicili në vitet 1950-1992, kur Mafia ishte në kulmin e fuqisë dhe shtoi sulmet ndaj civilëve dhe funksionarëve shtetërorë, si prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Ekspozita shfaqet në Torino, në Fondacionin “Merz” në bashkëpunim me Qendrën e Fotografisë “Letizia Battaglia” dhe do të qëndrojë e hapur më 24 shtator 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos