30 mijë nxënës testuan njohuritë në Matematikë: Dalja e tezës cenon standardet dhe ndikon në rezultat

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 17:00 | Aktualitet
30 mijë nxënës testuan njohuritë në Matematikë:

Maturantët kanë përmbyllur provimin më të vështirë të maturës shtetërore, matematikën. Për dy orë e gjysme kanë testuar njohuritë e marra gjatë tre viteve të gjimnazit. Pasi kanë dalë nga provimi jo të gjithë dukeshin të kënaqur, teksa dikush shkëlqeu e dikush la diçka pa bërë. Tashmë dalja e tezës pas nisjes së provimit është bërë e zakonshme. Kështu ndodhi edhe me Matematikën.

22 minuta nga hapja e tezës, në rrjetet sociale u publikuan të dy variantet e testit dhe një orë më vonë edhe zgjidhja e ushtrimeve. Maturantët thonë se nuk ndihen mirë nga ky fenomen i përsëritur, pasi shkelja e standardeve ndikon në rezultatet përfundimtare dhe veçanërisht për pranimet në shkollë të lartë.

30 mijë gjimnazistë janë në pritje të rezultateve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 19 qershor mbyllin provimet e maturës me testin e lëndës me zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos