
Mosdhënia e certifikatave të sigurisë për 46 efektivë të nivele të ndryshme drejtuese ngre pikëpyetje për ekspertët e sigurisë të cilët shprehen se largimi i tyre nga detyra nuk mjafton. Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes policore tha në Komisionin e Sigurisë se në rast se Drejtoria e Informacionit të klasifikuar nuk jep certifikata sigurie për AMP atëherë kjo do të thotë largim nga detyra, por mesa duket diçka e tillë nuk ndodh në radhët e policisë.
Për Softën certifikatat e sigurisë duhet të shtrihen më gjerë edhe tek telefonia celulare duke ngritur shqetësimin se informacionet e klasifikuara apo që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare janë në dorë të të huajve.
Siguria kibernetike apo dhe sulmet iraniane ndaj shtetit shqiptar kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe nga presidenti i Republikës i cili mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku institucionet përgjegjëse raportuan mbi situatën aktuale të kërcënimeve në këtë drejtim. (A2 Televizion)