Pelegrinazhi në kishën Shën Ndou, e marta e 13 mbledh mijëra besimtarë në vendin e mrekullive në Laç

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 11:44 | Aktualitet
Pelegrinazhi në kishën Shën Ndou, e marta e 13 mbledh mijëra

Dita e Shën Ndout, që përkon edhe me të martën e 13-të, mbledh në Kishën e Laçit mijëra besimtarë thuajse nga të gjitha anët e vendit.

Një pelegrinazh i vërtetë i besimtarëve katolike, të cilët për 13 të marta kanë ardhur në këtë vend të shenjtë që besojnë se bën mrekulli.

Rituali e do që pas ngjitjes në vendin e shenjtë, besimtarët e kalojnë natën pranë kishës së mrekullive.

Mes besimtarëve, kamera e A2 CNN fiksoi urimet për ditëlindjen e një vajze, e cila për të disatën herë e feston ditëlindjen në oborrin e kishës së Laçit në të martën e 13-të.

Administrimi i kësaj situate ka qenë gjithnjë një sfidë për policinë e Laçit, e cila asnjëherë nuk ka arritur të disiplinojë ngjitjen në Kishën e Laçit të mjeteve që tentojnë të përshkojnë turmat e besimtarëve që ngjiten në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos