Formimi profesional në Vlorë, kuzhina dhe guidat turistike në funksion të turizmit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 15:13 | Aktualitet
Formimi profesional në Vlorë, kuzhina dhe guidat turistike në

Nga viti në vit, Vlora po orientohet 100 për qind drejt turizmit. Mangësitë e vërejtura në këtë sektor ndër vite duket se tani po vihen në rrugën e zgjidhjes. Këtë fakt e mbështesin edhe të dhënat e qendrës së formimit profesional, të cilat kanë regjistruar një numër të lartë kursantësh, që duan të marrin njohuri profesionale për drejtimin e guidave turistike dhe kuzhinës.

Po në funksion të turizmit, qendra e formimit profesional pritet të hapë edhe kabinete në hoteleri, ndërsa mjaft të kërkuara janë edhe kurset parukeri, manikyr dhe estetistë.

Mes kursantëve, përveç atyre që nuk kanë një profesion, ka edhe shumë që kanë një profesion dhe duan të përfitojnë një tjetër në varësi të mundësisë së punësimit që kanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos