Samiti i klimës në Glasgow, Jeff Bezos premton 2 miliardë dollarë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 12:42 | Bota
Samiti i klimës në Glasgow, Jeff Bezos premton 2 miliardë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, një ndër njerëzve më të pasur të planetit, premtoi në samitin e OKB për klimën në Glasgow një ndihmë shumë të madhe financiare për të luftuar ndryshimet klimaterike në vende të ndryshme të botës.

Bezos u angazhua se do të akordojë 2 miliardë dollarë për të rikthyer në jetë terrenet e degraduara nga klima në Afrikë.

Lajmi u dha gjatë një eventi, në të cilin Bezos mori pjesë së bashku me princin britanik Charles.

Samiti për klimën, Cop26 mbledh liderët botërorë për të diskutuar mbi mënyrën se si do të luftohet ngrohja globale.

Ekonomitë më të mëdha, përfshirë Kinën, Indinë dhe Brazilin përballen me presion për të ashpërsuar angazhimet e tyre në çështjet, si qymyri apo shpyllëzimi.  Qëllimi është që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 apo maksimalisht 2 gradë celsius deri në 2100.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos