
Partia Socialiste feston sot 31-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një mesazhi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë patronazhistët që patën rol të rëndësishëm në zgjedhje, drejtuesit në territor, themeluesit dhe në veçanti liderin Fatos Nano. Festa e 31 vjetorit të themelimit të PS do mbahet sot në orën 19:00
“Mirëmëngjes... dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë. #31VJETPS”, shkruan Rama ndërsa postimin e shoqëron me një fotografi trëndafilash rozë, që është edhe simboli i logos së PS. (A2 Televizion)