Samiti i Selanikut  përfundon me "incident", Rama ironi dhe batuta me kancelarin Scholz për procesin e integrimit

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 17:31 | Politikë
Samiti i Selanikut  përfundon me "incident", Rama ironi dhe

Përfundimi i samitit të nismës për bashkëpunimin e vendeve të Europës juglindore është shoqëruar edhe me një “mini-incident” ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ironizuar qasjen europiane ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e prezantuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski si “kryeministër të Bullgarisë Perëndimore”, duke ironizuar në këtë mënyrë kushtet që i vendosen këtij vendi në procesin integrues, vend i cili pak vite më parë ndryshoi edhe emrin për të shuar konfliktin që kishte me Greqinë.

https://a2news.com/2022/06/11/scholz-ne-maqedonine-e-veriut-ballkani-ne-be-shkupi-i-ka-plotesuar-te-gjitha-kushtet/

Në samitin dy ditor, lajme të mira pati edhe për Kosovën, ku kreu i qeverisë greke, Qiriako Micotaqis u shpreh do të jap mbështetjen e plotë në proceset integruese të Kosovës.

Greqia kërkon bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të energjisë, përfshi edhe pasuritë minerare të Kosovës,  pikërisht atë që kërkon edhe Serbia prej Kosovës.

https://a2news.com/2022/06/11/rama-ne-selanik-ballkani-i-hapur-dhe-procesi-i-berlinit-nuk-jane-konkurruese-por-nisma-plotesuese/

Greqia si anëtare e BE-së i siguron vendet e Ballkanit se ajo do jetë ambasadorja e tyre deri ne anëtarësim të të gjitha vendeve pa asnjë përjashtim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/10/a-e-mbeshtet-gjermania-ballkanin-e-hapur-scholz-dua-ta-them-qarte-prioritet-eshte-tregu-i-perbashket-rajonal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos