
Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur rreth orës 17:00 të së hënës në fshatin Prezë të Vorës.
Një person rreth 60 vjeç është përplasur për vdekje nga automjeti me drejtues shtetasin A.L. i cili u shoqërua në komisariat.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë. (A2 Televizion)