
Tre aksidente rrugore me pasojë 3 persona të vdekur kanë ndodhur pasditen e së hënës në vend.
Një person rreth 60 vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në fshatin Prezë të Vorës. Pak momente më pas, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje nga një automjet në fshatin Vrion, Sarandë. Viktima u identifikua si shtetasi me inicialet K.K. 75-vjeç.
Ndërkohë, si pasojë e përplasjes së dy motorëve në aksin Shkodër-Muriqan, drejtuesi i njërit prej tyre ndërroi jetë, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)