
Gjykata e Posaçme lë në qeli Joana Duron dhe Laura Shteton, të akuzuara për "korrupsion të zyrtarëve të lartë".
Sipas SPAK që ka zbardhur skemën e plotë të korrupsionit, Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro, ka marrë një ryshfet në vlerën e 330 mijë lekëve të dhëna nga administratori i një kompanie, në mënyrë që të ndërhynte për t’i dhënë kësaj firme në mënyrë të paligjshme një tender.
Paratë u dhanë nga Laura Shteto, e cila punon si Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Sipas SPAK nga hetimet janë grumbulluar prova se operatori ekonomik do të jepte para me qëllim shpalljen fitues në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor.
Prokurimi në fjalë ishte me objekt Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Në zyrën e Sekretares së Përgjithshme është sekuestruar shuma prej 330.000 lekësh. (A2 Televizion)