
Kanadaja, SHBA-ja dhe Hong Kongu po planifikojnë të dërgojnë avionë të posaçëm për të evakuuar qytetarët e tyre nga anija kroçierë “Diamond Princess”, të cilët mbahen të izoluar prej autoriteteve japoneze nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Qeveria kanadeze njofton se pasagjerët që do të shfaqin simptomat e virusit të ri nuk do të lejohen të hyjnë në avion, por të do të transferohen në sistemin shëndetësor japonez për të marrë ndihmën e nevojshme. Kanadezët e tjerë që ndodhen në anije do të mbahen në karantinë 14 ditë.
Ndërkohë që numri i pasagjerëve të prekur nga koronavirusi në anijen kroçierë “Diamond Princess” është rritur me 70 në 24 orët e fundit, duke arritur në 355 raste në total.
Anija kroçierë, e cila i përket koorporatës “Carnival” dhe ka mbi 3700 pasagjerë në bord, u vendos në karantinë në dokun e Yokohamas prej 3 shkurtit, pasi një prej pasagjerëve të saj rezultoi i prekur nga virusi vdekjeprurës. (A2 Televizion)