Frika nga koronavirusi zbraz “China Town” në Londër

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 14:56 | Bota

Paniku i përhapur tashmë globalisht si pasojë e koronavirusit, i cili e ka origjinën nga qyteti i Wuhan në Kinë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në ekonominë e qytetarëve kinezë në vende të tjera të botës, të cilët tashmë në një farë mënyrë janë të diskriminuar dhe shihen me frikë si bartës të mundshëm të kësaj sëmundje.

Pamjet më të qarta të këtij paniku, gjithnjë e në rritje, mund të shihen mjaft qartë në qytetin kinez në Londër apo siç njihet ndryshe “China Town”. Restorante të tëra, lokale dhe biznese të ndryshme janë zbrazur totalisht dhe tashmë në rrugë nuk kalon asnjë.

Deri tani në Britani janë testuar mbi 2500 persona për koronavirus dhe vetëm 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos