
Rebelët houthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani, akuzuan forcat e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite, për sulmet e fundit ajrore në vend që ju morën jetën mbi 30 civilëve.
Zyra e Kombeve të Bashkuara në Jemen konfirmon se sipas të dhënave paraprake 31 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga bombardimet në rajonin Al-Hayjah në provincën Al-Jawf. Ministria e Shëndetësisë raporton se mes viktimave ka dhe gra e fëmijë.
Sulmet e fundit ajrore ndaj rebelëve houthi erdhën pas rrëzimit të një avioni luftarak saudit Tornado, për të cilën houthit morën përgjegjësinë. (A2 Televizion)