36-vjeçari shqiptar humb kontrollin e motoçikletës dhe përmbyset në rrugë, vdes në vend

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 17:30 | Kronikë
36-vjeçari shqiptar humb kontrollin e motoçikletës dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalamata të Greqisë, ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos. Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos