
Një konflikt në familje ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta. Ngjarja është regjistruar në Zall-Bastar, ku një 46-vjeçar me inicialet A.V, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike kushëririn e tij, 55-vjeçarin me inicialet B.V, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në pranga agresorin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti fizik.
“Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar.” (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Tiranës