4 komunat në veri të Kosovës, Klinton nga Tirana: U krijuan në të mirë të serbëve

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 20:04 | Kosova
4 komunat në veri të Kosovës, Klinton nga Tirana: U krijuan

Gjatë fjalimit të tij në Tiranë, ku u nderua me “Yllin e Mirënjohjes”, ish-presidenti Bill Klinton tha se, në atë kohë, 4 komunat që sot janë kthyer në mollë sherri e fuçi baruti, u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që nuk duhet të ndodhte. Kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë serbëve, për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por duhet të ndalim këtë marrëzi. Ka njerëz që jetojnë, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë”, tha Bill Klinton.

Rama vlerëson Klinton: Çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”

Rama theksin e vendosi te Kosova dhe roli kryesor i Clinton në bombardimin e Serbisë.

“Një njeri që para se të hyja në jetën politike ia kam parë dhe lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Jo vetëm ia kam riparë, dëgjuar dhe lexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar, si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe artit të tij të komunikimit duke i analizuar. Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Që nga adresimi i Clinton në janarin e 1993, ku predikon fuqinë e drejtësisë, tek fjala e lamtumirës në 2002, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/03/rama-vlereson-clinton-cliroi-kosoven-dhe-hapi-nje-epoke-te-re-per-fucine-e-barutit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos