
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes së të shtunës për 4 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi i ri.
Sipas ISHKSHPK, deri tani 3 personat e rinj të prekur janë raste kontakti ndërsa 1 katërti sapo ka mbërritur nga Gjermani.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare. Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Duke përfshirë të dhënat e reja, në Kosovë deri më tani dihet për 28 persona të infektuar me Covid-19. (A2 Televizion)