Bota në “kthetrat” e koronavirusit, qytetarët e Kosovës protestojnë kundër politikës

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 22:35 | Kosova
Bota në “kthetrat” e koronavirusit, qytetarët e

Njerëz nga e gjithë Kosova dolën në dritaret dhe ballkonet e tyre duke përplasur kapakë tenxheresh në një protestë ku i bëhet thirrje qeverisë të marrë masat e duhura për të përballuar koronavirusin dhe për fundin e krizës politike që ka dalë në dritë në ditët e fundit  dhe që mund të sjellë rrëzimin e kabintetit Kurti javën e ardhshme.

Anëtarja e koalicionit qeverisës LDK ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas shkarkimit të një ministri nga radhët e saj pas reagimit që ai pati kundër kryeministrit Kurti se nëse duhet të shpallet gjendja e emergjencës apo jo.

Qytetarët që dolën në ballkone në këtë protestë veçantë kërkuan politikanët të lenë pas dallimet dhe të përballen si duhet me virusin vdekjeprurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos