
Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se orët e fundit është regjistruar dhe një tjetër person i prekur me koronavirusi, duke e çuar në 22 numrin e të prekurve në total me këtë virus.
Personi i prekur është një burrë 67 vjeçar nga një fshat i komunës së Malishevës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë konferencës për shtyp ngriti shqetësimin për shkeljen e rregullave nga ana e qytetarëve të cilët vijojnë të dalin në rrugë dhe të rrezikojnë përhapjen e virusit.
Ministria e Shëndetësisë urdhëroi ndërprerjen e punës në të gjitha institucionet shëndetësore private jashtëspitalore në të gjithë territorin e Kosovës, si ambulancat stomatologjike dhe ambulancat e terapisë fizikale dhe mjekësisë fizikale. (A2 Televizion)