4 të arrestuar për “kamionin e vdekjes”, vijojnë përpjekjet për identifikimin e 39 viktimave

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 14:42 | Bota
4 të arrestuar për “kamionin e vdekjes”, vijojnë

4 persona po merren në pyetje nga policia britanike lidhur me ngjarjen horror në Eseks, ku 39 persona u gjetën të pajetë në një kamion frigoriferik.

Një burrë u ndalua në aerportin e Stansted të premten, i dyshuar për vrasje dhe trafikim të qenieve njërëzore. Dy përsona ngaUarrington u arrestuan për akuza të njëjta, ndërsa drejtuesi i kamionit, Mo Robinson, vazhdon të jetë në ngarkim të forcave të rendit që prej së mërkurës.

Arrestimet kryhen ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për identifikimin e viktimave. Trupat e 8 grave dhe 31 burrave u gjetën në kontenierin frigoriferik, të parkuar në një park industrial në Grejs. Besohet se një pjesë e personave të vdekur ishin nga Vietnami, edhe pse më herët policia e Eseksit tha se bëhej fjalë për shtatas kinezë.

https://a2news.com/2019/10/25/mami-po-vdes-nuk-marr-dot-fryme-mesazhi-i-fundit-i-26-vjecares-nga-brenda-kamionit-ku-u-gjeten-39-kufoma/

CNN intervistoi prindërit e Pham Thi Tra My, 26-vjeçarja e cila mendohet të jetë me viktimave të gjetura në kamion. Prindërit rrefejnë për CNN se jetonin në kushte të vështira dhe se kishin sakrifikuar për t’i grumbulluar paratë që vajza do të përdorte për të udhëtuar drejt Britanisë.

Mesazhi që ajo u dërgoi familjarëve pak para se të humbte kontaktet me ta, mallëngjeu botën: “Mami, ju dua shumë, ty dhe babin. Po vdes pasi nuk po marr dot frymë. Më vjen shumë keq”. 

Ende nuk është konfirmuar nëse 26-vjeçarja është mes viktimave të kamionit, por familja i druhet më të keqes. Prindërit kishin paguar rreth 40 mijë dollarë për të dërguar të bijën në Britani. Trafikantët u kishin thënë atyre se transporti do të kishte qenë i sigurtë, e se do të udhëtonin me avionë e veturë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos