Një mision kërkimor egjiptian prezantoi për herë të parë për publikun dhe median një koleksion të madh me sarkofagë 2500-vjeçar, në nekropolin Saqqara-s në Giza.
Objektet e rralla u zbuluan në jug të Kajros në nekropolin e kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memfisit, një vend që prej vitesh i përket i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në vendgërmimin rreth 10 milje në jug-lindje të Piramidave të Gizës - janë gjetur deri tani 59 arkivole të pikturuara, 40 prej të cilëve u zbuluan për publikun.
Shumica e arkivoleve kanë mumje, të cilat sipas kërkuesve mund të kenë qenë priftërinj, zyrtarë të lartë në shoqërinë e lashtë egjiptiane.
Të gjithë i janë nënshtruar ritualeve komplekse të varrosjes të Egjiptit të lashtë duke përfshirë dhe heqjen e trurit me një hekur. (A2 Televizion)