42-vjeçari nuk "përtyp" dot divorcin dhe vret gruan, 5 fëmijët e vjehrrën, më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 21:13 | Bota

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin amerikan të Utah, ku një 42-vjeçar ekzekutoi 7 anëtarët e familjes dhe më pas vrau veten. Gjithçka kishte nisur pas kërkesës për divorc që gruaja e ekzekutorit kishte bërë.

Familja me tetë anëtarë u gjet e vdekur brenda një shtëpie rurale në Enoch City të mërkurën mbrëma gjatë një kontrolli. Policia thotë se viktimat përfshinin gruan, pesë fëmijët dhe vjehrrën e tij si dhe vetë agresorin.

Menaxheri i Rob Dotson tha se për qytetin me rreth 8,000 banorë ishte në tronditje. Në një konferencë shtypi të enjten, zyrtarët e qytetit thanë se shitësi 42-vjeçar i sigurimeve Michael Haight kishte qëlluar me armë gruan e tij, 40-vjeçaren Tausha, vjehrrën e tij 78-vjeçare Gail Earl dhe pesë fëmijët para se të vriste veten.

Pesë fëmijët, emrat e të cilëve nuk u përmendën, përfshijnë tre vajza, 17, 12 dhe 7 vjeç dhe dy djem, 7 dhe 4 vjeç. Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se gruaja kishte bërë kërkesë për divorc më 21 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos