
Kryeministri Edi Rama iu qëndroi zotimit të tij për mbajtjen nën kontroll të çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht kërkesave nga vende të ndryshme për rritjen e tij. Në një konferencë për mediat pas samitit të NATO-s, kreu i qeverisë u shpreh se rritja e energjisë do të godiste konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.
"Jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kemi patur në vigjilje të këtij samiti çështja themelore ka qenë rritja e çmimit të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova e Greqia e Italia ka. Jemi zotuar për ta mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë se jemi të vetëdijshëm për efektin që ka dhe goditjen që sjell te konsumatori familjar dhe biznesi i vogël. Për këtë kemi bërë edhe ndryshim rrënjësor të skemës së trajtimit dhe ia kemi arritur t’ia dalim".
Ai iu përgjigj edhe kërkesave të biznesit dhe i cilësoi ato “qiqra ndërkohë që hell i nxehtë rrotullohet në ijët e Europës”.
"Më vjen keq që një grup biznesi kanë dalë më kërkesa a thua se sapo kanë zbritur nga Hëna dhe nuk kanë informacion për gjërat në tokë. Shpresoj që ka qenë incerci në moment lajthitje se të dalësh sot të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë rrotullohet në ijët e Europës, vetëm këtu bën vaki".
Pjesë nga fjala e Ramës:
Përshkallëzimi ekstrem i Moskës në Ukrainë dhe gjithçka po ndodh gjatë 48 orëve të fundit. Jemi pjesë e këshillit të sigurimit të OKB dhe e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. I ndjekim me shumë keqardhje këto zhvillime duke pasur në zemër e vëmendje njerëzit në Ukrainë.
Zelensky tanimë i veshur me uniformë ushtarake në fushën e luftës apo ish-presidentin Poroshenko që gjendje i armatosur në një nga lagjet e Kievit
Është një situatë tragjike por nga ana tjetër është një zhvillim që ka sfiduar arkitekturën e sigurisë në Europë dhe ngrehinën institucionale të politikës ndërkombëtare duke goditur themelinë saj të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar.
Sot në samit është kurorëzuar një punë, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg bëri me dije konkluzionet e samitit.
Mu duk e udhës të zhvillonim këtë konferencë të jashtëzakonshme për implikimet e kësaj lufte mbi Shqipërinë e cila nuk ka varësira të konsiderueshme të natyrës ekonomike e tregtare me Rusinë, por nuk është krejt pa lidhje. Uroj të kthehet në normalitet por është shumë larg. Sot është shumë e artë ajo që ka filluar të ndjehet më parë me rritjen e çmimeve të energjisë e gazit në bursat ndërkomëbtare apo rritjen e shpejtë të çmimit të naftës q ëi ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve ku ka një valë të inflacionit të shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi si pasojë e rikthimit të fuqishëm të jetës së aktivitetit ekonomik pas mbylljes nga pandemia.
Jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që kemi patur në vigjilje të këtij samiti çështja themelore ka qenë rritja e çmimit të energjisë që në vendet fqinje që nga Kosova e Greqia e Italia ka
Jemi zotuar për ta mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë se jemi të vetëdijshëm për efektin që ka dhe goditjen që sjell te konsumatori familjar dhe biznesi i vogël. Për këtë kemi bërë edhe ndryshim rrënjësor të skemës së trajtimit dhe ia kemi arritur t’ia dalim.
Më vjen keq që një grup biznesi kanë dalë më kërkesa a thua se sapo kanë zbritur nga Hëna dhe nuk kanë informacion për gjërat ën tokë. Shpresoj që ka qenë incerci në moment lajthitje se të dalësh sot të kërkosh të tilla qiqra ndërkohë që një hell i nxehtë rrotullohet në ijët e Europës, vetëm këtu bën vaki.
Sot në samit jemi angazhuar për afganët e shkretë dhe të gjithë janë angazhuar për këtë gjë. (A2 Televizion)