Takim me dibranët, Berisha: Basha arrë me vrimë, i ka rënë mbështetja te këmbët

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 16:38 | Politikë
Takim me dibranët, Berisha: Basha arrë me vrimë, i ka

Sali Berisha kishte gjetur një epitet të ri për kryetarin e PD Lulzim Basha. “Ai që drejtonte opozitën ishte arrë me vrimë dhe ju e dini që arra me vrimë as nuk hahet as nuk mbillet vetëm hidhet”, deklaroi Berisha.

Gjatë një takimi me banorët e Fushë Alisë në Dibër, duke iu referuar sondazheve më të fundit, Berisha u kujtoi demokratëve mbështetjen e ulët që gëzon Basha jo vetëm në partinë e që drejton.

 “I ka rënë mbështetja tek këmbët, sepse askush nuk mbështet besëprerët”, shtoi kryeministri.  

Në fund Berisha kërkoi nga kandidati i PD zyrtare për bashkinë e Dibrës që të lërë mënjanë inatet dhe t’i bashkohet lëvizjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos