5 nga 5, Liverpool nuk ndalet në Premier League

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 15:37 | Futboll
5 nga 5, Liverpool nuk ndalet në Premier League

Liverpool nuk ndalet në Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp mposhti me rezultatin 3-1 Newcastle në “Anfield Road” dhe regjistron fitoren e pestë në 5 ndeshje të luajtura deri tani në kampionatin anglez, duke ruajtur kryesimin edhe këtë javë.

Willems kaloi miqtë në avantazh me një gol të mrekullueshëm, por Mane u përgjigj me të njëjtën monedhë duke barazuar rezultatin. Në fundin e pjesës së parë, sërish Mane realizoi përmbysjen e rezultatit për Liverpool.

Në pjesën e dytë, fitoren për “The Reds” e vulosi Salah, pas një aksioni të bukur me Firminon. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=wH7qm_Nywrg

A2 CNN Livestream

Latest Videos