
Autoritetet e Shëndetësisë në Kosovë kanë raportuar 5 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Po ashtu, nga 1642 testime janë konfirmuar 353 raste të reja pozitive. Pjesa më e madhe e tyre, 97 infeksione u identifikuan në Prishtinë.
Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se janë shëruar 279 pacientë, për një total prej afro 50 mijë të shëruarish.
Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në afro 56 mijë. Prej tyre, janë shënuar 1410 vdekje, ndërsa mbi 5 mijë infeksione mbeten aktive. (A2 Televizion)