
Rreth 50 familje të lagjes 14 në Shkozet të Durrësit prej vitesh vuajnë përmbytjen e rrugëve dhe banesave të tyre, sa herë që bien shira. Situata bëhet më e rëndë kur shirat vazhdojnë për kohë të gjatë, apo bien në intensitet të lartë, duke u prishur edhe orenditë brenda banesave.
Banorët thonë se kjo situatë iu pamundëson aktivitetin e përditshëm, për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë. Sipas tyre, problemet kanë filluar pasi me ndërtimin e një rruge aty pranë, është rritur niveli i ujit.
Kërkesat e herëpashershme duket se nuk kanë dhënë asnjë rezultat për këta banorë, ndërsa tani kjo situatë ka filluar të shqetësojë edhe fëmijët të cilët nuk ngurrojnë t’u bëjnë apel institucioneve lokale. (A2 Televizion)