All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shqiptarët në Siri, gati plani i masave. Çfarë i pret kur të kthehen në vend?

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 10:04 | Sociale
Shqiptarët në Siri, gati plani i masave. Çfarë i pret kur
All - Paragraf - 1

Kthimi pranë familjes i Alvin Berishës ka ndezur shpresën për të tjera familje shqiptare që kanë të afërm të mbetur në Siri.

Ndonëse nuk ka një datë për rikthimin e tyre, Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshmën në Shqipëri ka gati një plan masash për t’i riintegruar në shoqëri. Për realizimin e tij, kjo qendër bën koordinimin mes 5 ministrive, asaj të Shëndetësisë, të Drejtësisë, të Brendshme, të Arsimit dhe të Financave. 

All - Paragraf - 3

“Qendra merret me këta persona pas riatdhesimit dhe kemi hartuar një plan të detajuar me masa konkrete për të gjitha ministritë”, shpjegon Eda Buci, koordinatore e qendrës.

Por, çfarë ndodh me një person që riatdhesohet nga Siria? 

“Është një periudhë 72-orëshe ku nis koordinimi. Ministritë e linjës kanë ngritur grupe pune për të dhënë ndihmën e parë: rehabilitim mjekësor apo dokumentacionin e nevojshëm”, thekson Buci.

All - Paragraf - 6

Sipas autoriteteve shqiptare, janë 140 shqiptarë në total që kanë shkuar në Siri. Të paktën 29 prej tyre rezulton të jenë vrarë në frontin e luftës, ndërsa 70 të tjerë presin të kthehen në Shqipëri.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos