Për dekada me radhë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ishin të vetmet superfuqi në botë për sportin e shahut.
Por kjo gjë ndryshoi një ditë më parë kur Ding Liren u bë kinezi i parë që fiton Kampionatin Botëror të Shahut.


Ai mundi në finale rusin, Ian Nepomniachtchi duke marrë titullin nga Magnus Carlsen, i cili refuzoi të merrte pjesë në këtë garë.
Të dy finalistët e mbyllën garën që u mbajt në Astana me nga 7 pikë dhe më pas u zhvillua dhe një ndeshje finale.
Kina ka dominuar botën e shahut për femra që prej vitit 1990. Kampionia në fuqi Ju Wenjun do të përballet me bashkëpatrioten Lei Tingjie për të mbrojtur titullin. (A2 Televizion)