Zgjimi dhe rikthimi në lavdi i Tiranës së volejbollit të meshkujve

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 13:11 | Sporte të tjera

Zgjimi dhe rikthimi në lavdi i Tiranës së volejbollit të meshkujve

30 prill 2022: Pas një çerek shekulli në harresë, Tirana rikthehet te titulli kampion në vitin 2022, ekzaktësisht 26 vjet nga hera e fundit.

Për herë të parë në historinë e klubit, bardheblutë e trajnerit Arben Sako fitojnë 5 trofe nga 5 të mundshëm.

(Kupa e Federatës, Kupa e Pavarësisë, Liga Gjergj Kastrioti, Kupa e Shqipërisë dhe Kampionatin Kombëtar).

Pas tre dekadash, Tirana rikthehet në arenën ndërkombëtare. Përfaqësohet në “Challenge Cup” me një prezantim dinjitoz kundër kampionëve të Sllovakisë, Rieker Komarno.

Sezoni 2022-2023 ishte një tjetër histori suksesi për ekipin bardheblu i cili arriti ta mbyllte atë me tripletë trofesh.

Tirana e nisi edicionin 2022-2023 me suksesin në finale e Kupës së Federatës kundër rivalëve kryesorë të viteve të fundit, Erzenit të Shijakut.

Më 12 mars 2023, 10 herë kampionët e Shqipërisë konfirmohen si fitues të Kupës së Shqipërisë, (trofeu i 9 në histori).

23 prill 2023. Tirana është kampione kombëtare për të dytin vit radhazi. Mund 3-1 në serinë e finaleve të “play off” rivalët e Partizanit në një derbi të kryeqytetit.

Me 37 pikë të shënuara vetëm në finalen e katërt, kapiteni Ledion Martiro shpallet MVP i sezonit për të dytin vit radhazi, duke vendosur rekord.

8 trofe në 2 sezone. Rekord absolut për volejbollin e meshkujve i cili kërkon të vendosë hegjemoninë në rrjetën shqiptare.

Objektivi i radhës i bardhebluve: Barazimi i rekordit të viteve 1994-1996 me fitimin e tre titujve kampionë radhazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos