50 të vdekur në protestat për vrasjen e një këngëtari

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 11:19 | Bota
50 të vdekur në protestat për vrasjen e një

Të paktën 50 persona u vranë në rajonin e Oromiyas në Etiopi gjatë protestave të organizuara pas ekzekutimit të një këngëtari shumë të njohur vendas.

Muzikanti Haacaaluu Hundeessaa u qëlluar për vdekje mbrëmjen e së hënë, në një sulm që policia dyshon se ishte atentat. Protestat shpërthyen menjëherë të nesërme në kryeqytetin e Etiopisë dhe rajonin Oromiya.

Zëdhënësi i policisë bën me dije se viktimat janë protestues dhe efektivë policie. Autoritetet ishin totalisht të papërgatitur për përshkallëzimin e situatës.

Këngëtari Haacaaluu u bë me këngët e tij simboli i një gjenerate protestuesish, demonstratat 3 vjeçare të së cilëve kulminuan me dorëheqjen e kryeministrit dhe nisjen e një ere të re për Etiopinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos