Shpërthim në një klinikë në Iran, dhjetëra viktima

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 08:08 | Bota

19 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një klinikë në Teheran.

Ngjarja e rëndë ndodhi në klinikën “Sina Athar” në Teheran dhe autoritetet bëjnë më dije së shpërthimi u shkaktua si pasojë e një rrjedhje gazi.

Bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë të plagosur rëndë ndërsa ka dhe të tjerë që ende nuk janë gjetur nën rrënoja.

Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e viktimave ishin femra.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve Jalal Maleki bën me dije se pjesa më e madhe e personave që humbën jetën ndodheshin në katet e larta të klinikës, në sallën e operacionit.

“Ata fatkeqësisht humbën jetën si pasojë e nxehtësisë dhe tymit të dendur”, shpjegon Maleki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos