54 kamionë kalojnë njëkohësisht në urën e re në Xhenova

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 21:52 | Bota

Pothuajse dy vjet pas shembjes së urës “Morandi” në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën 43 persona, këtë të diel u zhvilluan provat e urës së re.

Testimi i qëndrueshmërisë së urës u zhvillua me 54 kamionë që kaluan njëkohësisht mbi të. Pesha e një kamioni ishte rreth 44 tonë, duke bërë që mbi urën e re të kishte njëkohësisht rreth 2500 tonë. Ndërkohë, testimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Me qindra punonjës e inxhinierë kanë punuar pa pushim që prej janarit të vitit 2019, për ringritjen e urës qe shtrihet përgjatë një kilometri. Punimet nuk u ndalën as nga përmbytjet e vitit të shkuar e as nga pandemia e Covid-19, e cila gjunjëzoi Italinë.

Segmenti i fundit përfundoi në muajin prill. I pari që përshkoi strukturën ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë së ndërtimit We Build, Pietro Salini, i cili tha se kurrë më parë nuk kishte ndjerë një emocion të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos