Asnjë i vdekur në Lombardi nga koronavirusi, nuk ndodhte që prej 22 shkurtit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 17:44 | Bota
Asnjë i vdekur në Lombardi nga koronavirusi, nuk ndodhte që prej

Italia po merr frymë lirisht nga koronavirusi. Në shtetin ku deri tani kanë ndërruar jetë 35045 persona, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 të vdekur.

Asnjë nga viktimat nuk është nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi dhe kjo situatë pozitive nuk ndodhte që prej 22 shkurtit, kur virusi nisi të përhapej me shpejtësi dhe të merrte me dhjetëra e qindra jetë njerëzish brenda ditës.

Edhe numri i rasteve të reja ka shënuar një ulje të lehtë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 219 të prekur, nga të cilët 33 në Lombardi, ndërsa të shtunën ishin 249 raste të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos