
U zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë seanca për masën e sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni”, ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.
Për Mandi Begajn, Herman Muçajn dhe Ëngjëllush Mukajn, 3 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike, u dha masa e arrestit me burg.
Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj.
Tre të ndaluarit kanë deklaruar se kanë arsim 8-vjeçar, ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)