Plagoset një person me armë zjarri në Vlorë

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 20:29 | Kronikë
Plagoset një person me armë zjarri në Vlorë

Mësohet se personi i plagosur është shtetasi Ergys Likaj. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal, ku më pas ka pasur të shtëna me armë.

Dyshohet se sherri mes Likajt dhe disa personave degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona. Likaj u paraqit vetë në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme, me plagë në të dyja këmbët.

Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera detaje për rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos