Vlorë, arrestohet i akuzuari për pedofili, ishte në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 13:50 | Kronikë
Vlorë, arrestohet i akuzuari për pedofili, ishte në kërkim

Një 40-vjeçar i kërkuar në Itali me akuzën e krimeve seksuale me të mitur është arrestuar sot në qytetin e Vlorës.

Behët fjalë për 40-vjeçarin E.D. banues në Vlorë, i cili u arrestua në qytetin bregdetar pas një operacioni të forcave operacionale të policisë dhe Interpolit.

I arrestuari ishte dënuar në nëntorin e vitit 2019 nga Gjykata e Leçes në Itali për veprat penale “Krime seksuale me të mitur" dhe “Kërcënim”, dhe rrezikonte 14 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos