
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në ish-Misto-Mame, ku shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge. Si pasojë, makina ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)