6 anëtarë të stafit të fushatës së Trump, pozitivë me koronavirus

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 23:03 | Bota
6 anëtarë të stafit të fushatës së Trump,

Gjashtë anëtarë të stafit të Donald Trump, që po punojnë për mitingun e presidentit amerikan në Tulsa të Oklahomës, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Disa orë përpara se Trump të mbërrinte në Oklahoma, drejtori i komunikimit i fushatës së presidentit, Tim Murtaugh, bëri me dije se “për arsye sigurie, stafi i fushatës testohet për Covid-19 përpara eventeve. 6 anëtarë rezultuan pozitivë nga qindra testime dhe menjëherë kanë nisur procedurat e karantinimit”.

“Asnjë anëtar stafi me Covid ose kontakt i afërt i tyre nuk do të jetë në mitingun e sotëm”, shtoi Murtaugh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos