“Black Lives Matter” përtej Atlantikut, si përjetohet racizmi në Francë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2020, 15:15 | Bota
“Black Lives Matter” përtej Atlantikut, si përjetohet

Skena e një polici që vë gjurin në qafën e George Floyd është e padurueshme për t’u parë nga Mathilla Diagana. Me lot në sy, ajo shikon skenën në video, e cila u bë virale në të gjithë botën.

“Është e tmerrshme mënyra se si ai bërtet. Nuk mund ta kuptoj sesi është e mundur që dikush mund ta bëjë këtë gjë”, thotë ajo. “Duke parë këtë video, si mund të thuhet akoma nga njerëzit që nuk ka racizëm brenda Policisë. Këtu është gjithçka e qartë”.

Incidenti i 25 majit shkaktoi protesta të mëdha dhe të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera. Ekzaminuesit mjekësorë këtë çështje e etiketuan si vrasje dhe oficeri Derek Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Studentja 19-vjeçare franceze jeton mijëra kilometra larg nga Mineapolis, megjithatë si një njeri me ngjyrë në një vend ku shumica e njerëzve janë të bardhë, incidenti i Floyd u ngulit thellësisht në shpirtin e saj .

Diagana ishte një nga qindra-mijëra njerëz larg Shteteve të Bashkuara të cilët vendosën të dilnin dhe të protestonin pas vdekjes se Floyd. Shumë prej tyre janë nga pakicat etnike, dhe tregimet e tyre personale - të diskriminimit dhe dhunës policore - ndihmojnë të shpjegojnë pse slogani “Black Lives Matter” është shndërruar në një britmë globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos