6 mln $ për makinën speciale të James Bond

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 12:14 | Teknologji

Një makinë Aston Martin e vitit 1965, e koinsideruar si makina më e famshme në botë, do të dalë në ankand këtë vit. Bëhet fjalë për makinën model DB5 të porositur për t’u përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”.

Por edhe pse nuk është ngarë në film në asnjë prej dy rasteve, makina ka të instaluar të gjitha funksionet e veçanta që një makinë e një spiuni të famshëm si James Bond duhet të ketë. Në 50 vite makina ka pasur vetëm tre pronarë, për herë të fundit është shitur në vitin 2006, për 2 milionë dollarë.

Në ankandin që do të nisë më 15 gusht në Kaliforni, makina e veçantë pritet të shitet për 4 deri në 6 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos