
Takimi i Ramës me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut është diskutuar në studion e Debatit në A2 CNN me diplomatin Flamur Gashi, botuesin Arben Ratkoceri dhe politologun Ilir Kalemaj. Gjashtë vjet nga nënshkrimi i dokumentit të përbashkët të partive politike të Maqedonisë së Veriut në një takim në kryeministrinë e Shqipërisë në 7 janar të vitit 2017, kjo darkë e sotme, sipas diplomatit Gashi vjen pas vdekjes klinike të Ballkanit të Hapur dhe me qëllim faktorizimin e Shqipërisë.
“Me samtin e Tiranës erdhi vdekja klinike e Ballkanit të hapur dhe tani duhet të gjenden disa rrugë. Shqipëria duhet të faktorizuar duke qenë anëtare e NATO-s dhe integrimin”.
Për Ratkocerin, takimi i sotëm vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut ballafaqohet me një sërë sfidash.
“Duhet të jetë një darkë përtej formaliteti se RMV ballafaqohet me sfida interesante. Pritet miratmi i ndryshimeve kushtetuese për të implementuar marrëveshje paraprake me Bullgarinë. Është edhe në planin e brendshëm. Ka pasur zhvillime brenda kampit shqiptar dhe maqedonas ka zëra që për herë të parë të dalin në një koalicion të përbashkët dhe kjo do faktorizonte shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo darkë e zotit Rama brenda opinionit maqedonas nuk është pritur fare mirë dhe ka disa ditë. Para 6 vitesh platforma e Tiranës shërbeu si destabilitet deri sa u shkua në sulmin e parlamentit maqedonas”.
Politologu Kalemaj thekson se kjo ndodh për shkak të qasjes paterneliste të Ramës, për të favorizuar Kovaçeskin dhe Ali Ahmetin. Sipas tij Rama e bën për kalkulime elektorale të brendshme dhe për t’u shfaqur si lider rajonal.
“Janë disa versione, është folur për qësje paterneliste nga Rama, ose për të favorizuar Kovaçeskin ose favor ndaj Ali Ahmetit. Të dyja këto opsione nuk përjashtohen. Zaevi po përpiqet të krijojë një megakoalicion. Rama po punon me dy aleatët e tij. Në këtë sens nuk bën habi kjo nismë e Ramës vetëm që është e paparalajmëruar, e kapi në befasi faktorin politik në Shqipëri e RMV dhe nuk dihet ku konsistojnë. Ka aleancë mes Ahmetit e Ramës. Rama është përpjekur të luajë një rol paterntiteti dhe është zhvendosur në RMV përmes Ali Ahmetit, në Mal të Zi përmes Abazoviç është munduar edhe në Luginën e Preshevës e gjetkë. Tirana e ka natyrale si shteti amë këtë influencë dhe u duk se u zhvendos aksi i Tiranës drejt Prishtinës, por ka qenë ideja që Rama të luajë rol paternelist. Rama e bën për kalkulime elektorale të brendshme, së dyti për t’u shfaqur si lider rajonal”.
Mungesën e kreut të BESA-s, e shohin si një qejfmbetje mes dy aleatëve Ahmeti-Taravari dhe jo për shkak të Ramës.
Diplomati Gashi e vë theksin gjithashtu edhe te tensioni i brendshëm i faktorit politik në RMV, teksa paralajmëron luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
“Ka filluar një tension brenda gjithë faktorit politik në RMV se ka pritshmëri për një luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Kjo është në interes të RMV dhe jo individëve të caktuar që kanë qenë mbartës të pushtetit. Informacionet që rrjedhin mund të ketë arrestime të personaliteteve. Këta individë të frikësuar kanë për të përdorur çdo lloj beteje. Ka investime edhe nga faktorë të jashtëm, por ndërhyrjet anësore janë të forta si Serbia e Rusia ka edhe faktorë të tjerë. Luhet me nxitjen një faktori tjetër me influenca të caktuara edhe fetare për të krijuar një mikroklimë dhe të mos ketë qetësi për rrugën euroatlantike. Ka faktorë që nuk u intereson rruga e integrimeve”. (A2 Televizion)